Po e patë këtë person njoftoni Policinë e Kosovës- FOTO

Policia me autorizim të Prokurorisë në Pejë ka publikuar fotografinë e të dyshuarit Maxhun Bajramaj, 50 vjeçar, nga Deçani i cili po kërkohet për veprën penale trafikim me njerëz.

Policia në Pejë ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë 192 dhe 080019999, 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, si dhe ne e-mail adresën [email protected].

Person në kërkim nga Policia: Fotografi: Policia në Pejë