CoVid-19 - Të infektuar

Plus tre raste me COVID-19 në kryeqytet, dy të shëruar

Nga rezultatet e publikuara sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, bëhet e ditur se numri i të infektuarve është rritur për 11, si dhe janë shëruar dy të tjerë.

Në kryeqytet sonte kanë rezultuar edhe tre raste pozitive me COVID-19.

Nga pesë ritestimet e bëra sot, tre kanë rezultuar pozitiv, ndërsa dy negativ, konfirmoi Bujar Gashi, nga Drejtoria e Shëndetësisë në Prishtinë.

“Po ritestime ka pasë, pesë kanë qenë, tre kanë rezultu prapë pozitiv ndërsa dy negativ. Dje kemi pas tre të shëruar, edhe sot prapë tre pozitiv”, konfirmoi Gashi

Drejtori, shtoi se ritestimet do të vazhdohen edhe nesër sipas listave që i përgatitë IKShPK.

“Sigurisht po, tash na dërgojnë listat IKShPK-ja, ose ndoshta edhe i kanë dërgu edhe për neser i kryejmë ritestimet dhe testimet, ato që i ka propozu IKShPK-ja”, tha ai.

Gashi tutje potencoi se nesër do të kontaktojnë me personat që tashmë rezultojnë pozitiv.

“Këto rezultate janë raste kontakti, nesër i kontaktojmë dhe i gjejmë saktë se të cilit pacientë janë”, tha ai.

Në kryeqytet janë 24 persona aktiv me COVID-19, në nivel vendi janë 1158 të infketuar, 876 të shëruar dhe 30 të vdekur.