
Plumbi qorr i futet brenda në veturë
28.12.2021 - 10:05
Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se vetura i është dëmtuar nga ana e një plumbi qorr.
Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Vitisë rreth orës 12:10 minuta.
Në vendngjarje kanë dal njësitë e forenzikës.
Me të arritur në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një predhë e armës.
Në bazë të raportit policorë të 24-të orëve të fundit, nuk raportohet për të dyshuar.