Plumbi depërton në banesë, pasojat nga festa në Prishtinë

Xhama të thyer e deri te depërtimi i një plumbi brenda banesës janë disa prej pasojave që i kanë vuajtur qytetarët e Prishtinës për shkak të festës në natën e ndrrimit të moteve.

Një lexues ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com që dëshmojnë se festa e pakontrolluar ka shkaktuar pasoja së paku materiale nëpër komplekse banesore, specifikisht te lagjja Bregu i Diellit.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës dhe shumë komuna të tjera në Kosovë kanë ndaluar përdorimin e fishekzjarreve në vende publike. Kryeqyteti kishte paralajmëruar se gjoba për ata që shkelin këtë rregull do të ishte 100 euro.

Më poshtë shihni fotografitë nga dëmi i shkaktuar: