Plotë shtatë lojtar shqiptar u paraqiten mbrëmë për kombëtaren e Zvicrës

Kombëtarja e Zvicrës në grupmoshat U-17 zhvilloi ndeshjen kundër kombëtares së Finlandës për kualifikimet e Euro 2022.

Por në formacionin startues të kombëtares të Zvicrës ishin shtatë futbollistë me prejardhje shqiptare.

Zvicra barazoi me rezultat 1 me 1 ndërsa golin për ekipin zvicran e shënoi futbollisti shqiptar Rion Demiri.

Pos Demirit pjesë e formacionit startues ishin edhe futbollistët tjerë shqiptar: Arbnor Gecaj, Leon Asllani, Loren Arifi, Bleon Xhemaili, Adriatik Salihi si dhe Labinot Bajrami.

Zvicra bënë pjesë në grupin e shtatë dhe gjendet në pozitën e tretë me një pikë.