Platforma Rajonale e Ballkanit reagon për sulmin ndaj gazetares kosovare nga personeli i Simiq

Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve, ka dënuar sulmin fizik nga personeli i Sllavko Simiqit ndaj ekipit të portalit kosovar, Arbresh.info.

Në të njëjtën kohë, kjo platformë ka reaguar edhe për arrestimin e dy gazetarëve të Malit të Zi nga policia malazeze me pretekstin e shpërndarjes së panikut përmes lajmeve të rreme.

“Gjatë kësaj fundjave, gazetarët Drazen Zivkoviq dhe Gojko Raiçeviq u arrestuan për shkak se ata publikuan shpërthimin në vilën zyrtare shtetërore të banimit Gorica në Podgoricë. Policia më vonë e mohoi këtë, duke deklaruar se nuk kishte shpërthim, por disa defekte në instalime elektrike. Policia malazeze dhe prokuroria pretendojnë se Raiçeviq dhe Zivkoviq, të cilët u lanë të lirë pas seancës dëgjimore, shkaktuan panik dhe çrregullim me atë artikull. Portalet në të cilat ata janë redaktorë (In4S dhe Borba) menjëherë përcollën mohimin e policisë për lajmet e diskutueshme”, thuhet në komunikatën për media të kësaj platforme.

Lidhur me këtë, kryetarja e Sindikatës së Medias në Malin e Zi ka deklaruar se shteti malazez “Nuk po bën mjaft kur bëhet fjalë për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve, dhe ky është vetëm një hap i madh mbrapa”.

Në anën tjetër, ekipi i Arbresh.info nga Prishtina u sulmua fizikisht gjatë raportimit të tyre për vizitën e zëvendëskryetarit të Kuvendit të Kosovës edhe nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, në fshatin Prilluzhë – Komuna e Vushtrrisë.

“Sipas Arbresh.info, Simiq vizitoi një shkollë të mesme dhe më vonë të ashtuquajturën komunë paralele të Prilluzha. Ekipit Arbresh.info iu mohua hyrja në takime, ndërsa mediat në gjuhën serbe u lejuan të ishin të pranishëm”, vijon njoftimi.

Më tej, në komunikatë thuhet se, gazetarja Elmedina Ballazhi, ajo ishte sulmuar nga personeli i Simic, duke e goditur me bërryl në gjoks dhe duke mbyllur derën për të dhe kameramanin.

“Pas dy takimesh, Simiq përsëri nuk pranoi të intervistohej nga gazetarja Ballazhi, dhe mohoi përmes një përgjigje me shkrim për Arbresh.info se personi që sulmoi gazetarin është pjesë e personelit të tij”, thuhet më tej në reagim.

“Sulmet duhet të ndalen. Për më tepër, zyrtarët shtetërorë duhet të ndihmojnë të gjithë gazetarët në raportim të drejtë dhe të paanshëm”, ka thënë Gentiana Begolli- Pustina, kryetare e Asociacionit së Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Artikullin origjinal mund ta lexoni në këtë link.