Platforma B – Gratë në redaksi: Perspektiva mbi barazinë, diversitetin dhe qëndrueshmërinë

Së bashku me partnerët tanë, BIRN është duke nisur një seri takimesh online dhe offline që synojnë të përforcojnë zërat e personave dhe organizatave të besueshme që promovojnë vlerat thelbësore të demokracisë, si angazhimi qytetar, institucionet e pavarura, transparenca dhe sundimi i ligjit.

Si një organizatë kryesisht mediatike, ne duam që të ofrojmë një hapësire dhe platformë për të diskutuar dhe riformësuar aleancat tona dhe sfidat me të cilat përballen demokracitë në Evropën Juglindore dhe Qendrore.

Kjo vjen në një kohë kritike kur rajoni po sheh disa tendenca shqetësuese drejt: pushtetit të centralizuar, transparencës së reduktuar, sulmeve ndaj mediave, gjyqësorit të politizuar, mos kontrolli i korrupsionit, shkeljeve në internet dhe polarizimit social – të gjitha mes tensioneve dhe ndarjeve gjeopolitike të rritura në Evropë.

Për shkak të gjendjes me pandeminë, takimet në kuadër të Platformës B do të organizohen duke respektuar të gjitha masat përkatëse. Me përmirësimin e situatës, ne shpresojmë që do mund të organizojmë disa nga aktivitetet në hapësirat e BIRN në Sarajevë dhe Beograd si dhe në rajon.

Platforma B do të jetë një mundësi për persona dhe grupe që të takohen çdo muaj për tema të zgjedhura.

Eventi i ardhshëm: Gratë në redaksi: Perspektivat në Barazi, Diversitet dhe Qëndrueshmëri

Data: 14 janar, 2022 (E premte)

Ora: 15:00- 16:30

Ilustrimi Igor Vujcic BIRNNë këtë aktivitet, BIRN do të prezantojë gjetjet kryesore të raportit të bërë mbi pozicionin e gazetareve gra dhe vajza në Ballkan, Gratë në redaksi: Perspektiva mbi barazinë, diversitetin dhe qëndrueshmërinë.

Raporti vë në theks tendencat, mundësitë dhe pengesat, të identifikuara përmes shkëmbimit të përvojave dhe perspektivave nga gratë që punojnë në media, për të paraqitur një tabelë më të nuancuar dhe më komplekse të rolit të grave në redaksi, lajme dhe shoqëritë rajonale më gjerësisht.

Kur bëhet fjalë për gratë gazetare, narrativat mbizotëruese janë fokusuar pothuajse ekskluzivisht në dhunën në internet dhe cenueshmërinë e grave, në vend të sistemeve që e bëjnë këtë lloj abuzimi të përhapur, të normalizuar dhe madje edhe fitimprurës.

Raporti gjithashtu përfshinë në thellësi intervistat me më shumë se 20 gazetare, redaktore, fact-checkers, kryeredaktore, aktivistë si dhe një koleksion të gjerë të dhënash, që përfshin një total prej 175 përgjigjesh të marra nga BIRN përmes një sondazhi në internet të kryer në tetor dhe nëntor të vitit 2021.

Së bashku me autorët dhe gazetarët rajonalë dhe ekspertët e barazisë gjinore, ne do të reflektojmë mbi gjetjet e raportit të BIRN dhe do të ofrojmë disa rekomandime për mediat rajonale, sindikatat e gazetarëve dhe institucionet se si të avancojnë pozitat e grave në redaksi dhe të mos i perceptojnë ato si viktima. por si agjente të ndryshimit.

Lista e kompletuar e panelistëve do të publikohet së shpejti.

Eventi do të jetë në gjuhën angleze.

Këtu mund të regjistroheni për të ndjekur ngjarjen. Pas regjistrimit ju do të pranoni një link për ty kyçur në platformën Zoom.