Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Planifikimi urban në Prizren

Në RTV Dukagjini dhe në KALLXO.com, po transmetohet debati i tretë prej një seri debatave që do të zhvillohen për planifikimin hapësinor të komunave tona. Debatet po organizohen prej dy organizatave që punojnë me plane hapësinore dhe trashëgimi kulturore, Qytetarët Aktiv dhe Ec ma Ndryshe.

Sa janë qytetarët e përfshirë në planifikimin e qytetit të tyre? A i ka pyetur dikush sa kat duhet me qenë ndërtesat e qytetit të tyre? A është planifikimi urban i qyteteve tona në përputhje me standardet evropiane?

Si është e mundur që në qytetet tona, ende po kemi betonizim e ndërtime të larta, pa kritere, që e ngufasin jetën e qytetarit.

Pse po jepen ende leje për ndërtime në Kosovë, kur nuk kemi kurrfarë analize se a ka nevojë për gjithë këto ndërtesa në një Kosovë që nuk po i shtohet popullsia?

Kosova e ka pas një Plan Hapësinor për 2010-2020 por ky plan nuk dihet a vlen ende. E në anën tjetër, derisa Ministria duhet përfunduar Planin Hapësinor për krejt Kosovën, Komunat po vazhdojnë me të vetën duke bërë Plane Zhvillimore Komunale e Harta Zonale.

Për të diskutuar për planin hapësinor të komunës së Prizrenit, të ftuar në këtë debat janë Luan Nushi nga Instituti për Planifikim Hapësinor, Flutra Zymi nga Qytetarët Aktiv, Beni Kizolli drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prizrenit dhe Enes Toska nga organizata Ec ma Ndryshe.