Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Planifikimi urban i Prishtinës - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet për planifikimin urban në Komunën e Prishtinës.

A ka Komuna e Prishtinës plan zhvillimor komunal dhe hartë zonale?

Sa ndërtime pa leje janë në Prishtinë?

A është ndëshkuar ndonjëherë Komuna nga Ministria për plan zhvillimor urbanistik?

Përfaqësues nga niveli qendror, lokal, dhe shoqëria civile po diskutojnë për planifikimin urban dhe hartat zonale të kryeqytetit.

Të ftuar në këtë emision janë: Genc Bashota, drejtor për Planifikim në Prishtinë, Florim Krasniqi, nga sektori i planifikimit në Prishtinë, Flutra Zymi nga “Qytetarët Aktiv”, Elvida Pallaska, planere hapësinore, Ilir Rodiqi, profesor në UP, Suzana Goranci nga Ministria e Planifikimit Hapësinor.