
Foto: PK.
Plani "Semafori" - Policia shqipton 33 gjoba brenda një dite në Prishtinë
Policia e Kosovës njofton se sot, më 03.02.2025, ka filluar implementimi i planit “Semafori” në të gjitha rrugët rajonale dhe nacionale të rajonit të Prishtinës.
Në njoftim thuhet se vetëm brenda një dite janë shqiptuar 33 gjoba për kundërvajtësit në trafik.
“Mosrespektimi i semaforit dhe përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit janë kundërvajtjet për të cilat vetëm sot janë shqiptuar 33 gjoba, ndërkohë që janë shqiptuar edhe gjoba për kundërvajtje të tjera.” – njofton Policia.
Tutje, Policia shton se angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës.
KALLXO.com, të premten, më 31.01.2025, ka përcjellur aktivitetin e Policisë së Kosovës në Prishtinë për Planin operativ “Semafori”.
Gjatë këtij operacioni u gjobitën disa ngasës, të cilët nuk respektuan rregullat në trafik.