Planet që nuk u realizuan për një datë tjetër të Pavarësisë

Ish -Presidenti Fatmir Sejdiu ka folur në 13 vjetorin e Pavarësisë në një intervistë të gjatë në KALLXO.com për muajt e rëndësishëm të viteve 2007 e 2008 para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Sejdiu në këtë intervistë ka treguar se ka pasur iniciativa që Kosova të shpallte Pavarësinë më 28 nëntor të vitit 2007, por që kjo nuk ishte pëlqyer nga ndërkombëtarët.

“Ishte një lloj i presionit, nga njerëz e nga partitë politike, por edhe nga anëtarët e unitetit që kanë dashur të jetë e përputhshme me historinë e lavdishme të shqiptarëve, data e 28 nëntorit. Ishte 2007, një ide që do të dilte mirë, do të ishte diçka do të asocionte në ngjarje të madhe”, rrëfen Sejdiu.

Ai tregon se kur përfundimisht e kuptuan se data 28 nëntor nuk mund të jetë data kur Kosova mund të shpallte Pavarësinë.

Sedjiu thotë gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, ishte mbyllur përfundimisht ideja e shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor.

“Ishim në Mbretërinë e Bashkuara… kishim edhe një takim me Paddy Ashdown, ai ka qenë një dashamirës i Kosovës,  dhe aty u propozua edhe njëherë si ide që të mundësohet shpallje e Pavarësisë me 28 nëntor. Ai nuk ishte kundër 28 nëntorit, por pati një përgjigje interesante që e dha në gjuhën serbo-kroate dhe tha përafërsisht “Lehte e keni të luftoni me ushtri të huaj”, e tha kësisoj kështu. Kjo ishte një mbyllje e kësaj teme në një formë të caktuar sepse nuk ishte momenti”, rrëfen mes tjerash, Fatmir Sejdiu.

Ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm: