Planet e Turqisë për Hagia Sopian tendosin marrëdhëniet me Greqinë

Planet për të konvertuar ndërtesën e famshme të shekullit të gjashtë në Stamboll në një Xhami, pas të qenit si muze që nga viti 1935, ka testuar edhe më shumë marrëdhëniet e saj me Greqinë- tashmë të dëmtuara nga ndasi tjera rajonale dhe ndërkombëtare.

Qeveria e Turqisë planifikon të kthejë ndërtesën ikonike të Hagia Sophia në Stamboll në një xhami e kjo ka shtuar më shumë tension në marrëdhëniet turko-greke, në një kohë kur ato po testohen nga kriza të tjera ndërkombëtare.

E ndërtuar në shekullin e gjashtë si kisha kryesore e Konstandinopojës në atë kohë, ishte pasuri e Romës lindore apo Bizantine. Perandori për gati 900 vite dhe selia e Patriarkut të Kishës Ortodokse të lindjes.

Pas rënies së Konstadinopojës në vitin 1456 tek Osmanët, Sulltan Mehmeti i dytë e ktheu katedralen në Xhami si simbol i fitores.

Pasi shërbeu si xhami për gati 500 vite, themeluesi i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk, e ktheu atë në muze në vitin 1935.

Muslimanë dhe grupe nacionaliste vazhdimisht i kanë bërë thirrje qeverisë së Turqisë ta kthejë Hagia Sophian në Xhami përsëri, por kjo kërkesë nuk bëri progres tek liderët turk deri sa erdhi në pushtet Rexhep Taip Erdogan.

“Përgatitjet tona vazhdojnë. Ne mund ta emërojmë ‘Xhamia Hagia Sophia’, jo një muze, statusi i saj si i tillë do marrë fund,” tha Erdogan në një intervistë televizive më 9 qershor.
Këto plane menjëherë u kritikuan nga qeveria e Greqisë me shumicë të krishterëve ortodoksë. “Cdo pyetje për statusin e saj nuk është vetëm ofendim për ndjenjat e të krishterëve, është ofendim i ligjit dhe komunitetit ndërkombëtarë, ” tha ministri i jashtëm grek George Katrougalos.

Turkey’s Plans for Hagia Sophia Strain Greek Relations