Plan mbi tre milionë eurosh për rimëkëmbjen e turizmit pas pandemisë

Shoqata së Turizmit Alternativ të Kosovës ka bërë një plan për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit pas Pandemisë COVID- 19.

Në këtë plan, kjo shoqatë ka parashtruar pesë kërkesa për qeverinë dhe institucionet, të cilat do të kenë kosto financiare mbi 3 milionë euro.

Në komunikatën e ShTAK, thuhet që ky plan parasheh rimëkëmbjen e këtij sektori, ndikim direkt ekonomik dhe punësimin.

Në përpunimin e këtij plani kanë marrë pjesë edhe ekspertë të fushës së turizmit dhe hotelerisë në bashkëpunim me ShTAK.

Plani prej pesë kërkesash:

1.Zbritja e TVSH për sektorin e Akomodimit nga 18% në 8%,

2.Krijimi i kushteve për kredi me norma të ulëta të interesit për sektorin e turizmit dhe Hotelerisë,

3.Shtyrja e kredive për këto biznese deri me 31 dhjetor 2020

4.Të gjitha institucionet të obligohen që konferencat, seminaret, eventet dhe aktivitetet e planifikuara ti mbajnë në Kosovë. (ky vendim të jetë në fuqi deri me 30 dhjetor 2021)

5.Mbështetja e Planit të detajizuara për zhvillimin e këtij sektori, të cilin sot së bashku me kërkesat e sipërpërmendura e dorëzuam tek institucionet përkatëse në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Sipas ShTAK, Në këtë plan janë përmbledhur të gjitha elementet të cilat do të fuqizojnë këtë sektor duke filluar nga subvencionet, rritjen e numrit të vizitorëve, mbështetje për zhvillimin e paketave turistike, promovimin dhe marketingun, pjesëmarrjen në Panairet Ndërkombëtare të Turizmit për vitin 2021, subvencione për pjesën e akomodimit të vizitorëve etj.