Ilustrim - Policia në aksion

Plagosje në rrethin e Pejës

Një person është  plagosur me thikë në një lokal në fshatin Katundi i Ri në Pejë.

Policia ka njoftuar me anë të raportit ditor se deri te therja erdhi një mosmarrëveshje në një lokal.

Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar tre persona të dyshuar. Policia ka njoftuar se njëri nga tre të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë një person tjetër.

Ky i fundit ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor ndërsa po vazhdon të trajtohet.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.