Plagosje në Pejë

Një person është plagosur me armë  sot në Pejë

Policia ka dalë në vend të ngjarjes. Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka treguar detaje lidhur me ngjarjen.

“Sot rreth orës 12:43, Policia ka pranuar informatë për gjuajtje me armë në rrugën Nënë Tereza në Pejë. Ka mbetur një i plagosur në këmbë. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjës gjithashtu është i njohur për Policinë”, tha Rugova.

Kallxo.com ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes.