Plagosje në Klinë

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një përleshje që dyshohet se ka ndodhur sonte në afërsi të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Klinë.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës ka thënë për KALLXO.com, se dyshohet se dy persona janë plagosur me armë zjarri dhe thikë.

Sipas tij, të plagosurit janë dërguar për tretman në Spitalin Rajonal në Pejë.

“Rasti ka ndodhur në orën 19:18 minuta në afërsi të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Klinë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, dyshohet me armë zjarri dhe armë të ftohta-thikë. Të plagosurit janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal për tretman mjekësor”- tha Gashi.

Sipas tij, njësit policore janë duke hetuar rastin.