Ilustrim

Plagosje në Ferizaj

Një person është arrestuar në Ferizaj si i dyshuar për plagosjen me kallashnikov të një personi tjetër.

Policia bën të ditur se nga i dyshuar ka konfiskuar një armë automatike AK/47.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një AK/ 47 me dy copë fishekë. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton Policia.