Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com
Plagosje me armë zjarri në Prishtinë
11.8.2024 - 20:08
Një person ka mbetur i plagosur në orët e para të së dielës së 11.08.2024 në Prishtinë.
Rreth orës 06:00 pati plagosje me armë zjarri në rrugën “Anton Çetta”.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti thotë se një person dyshohet se u plagos me armë zjarri dhe ai u dërgua për tretman mjekësor.
“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit” – deklaroi Ahmeti.