Foto-ilustrim

Plagosje me armë zjarri në plazhin e Durrësit

Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e plazhit, raporton oranews.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi R.T., i moshës 45 vjeç, i cili ka marrë plagë në këmbë.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia dhe ambulanca mbërritën në vendin ku ndodhi plagosja.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje./21Media