Foto: PK

Plagosje me armë zjarri në Kukës, policia vë në pranga autorin

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fashtin Shtiqen të Kukësit, ku 56-vjeçari me inicialet E.M. pas një konflikti të çastit për motive pronësie, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin F. A., 46-vjeç, banues në fshatin Shtiqen dhe më pas është larguar me automjet.

Pas plagosjes policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit, duke i sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se ka përdorur autori.

I plagosuri shtetasi F. A., ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Top-Channel