Ilustrim: Naser Fejza

Plagosje me armë zjarri në 'Kodrën e Trimave' në Prishtinë

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.

Lajmin për plagosjen e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë për KALLXO se një person është plagosur me armë zjarri nga një person tjetër i dyshuar.

“Sot rreth orës 07:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”- ka thënë ajo.

“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”- tha Ahmeti.