
Ilustrim
Plagosje me armë në Fushë Kosovë
01.5.2020 - 11:35
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:45 është raportuar për një plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit, personi i dyshuar në rrethana të paqarta e kishte plagosur me armë zjarri një person tjetër.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe gjendja e tij sipas mjekut është e rëndë.
Kurse i dyshuari deri më tani gjendet në arrati.