Plagosja në QKUK, infermieri theret me thikë

Sot, pak para orës 15:00 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dyshohet se një person ka sulmuar një infermier me thikë.

Me rastin po merret edhe Policia e Kosovës.

“Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast ‘therrje me thikë’ që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësi i forcave të rendit, Bajram Krasniqi.

Për rastin ka reaguar edhe Sindikata e Infermierëve të Kosovës.

Plagoset një infermier në QKUK

www.kallxo.com