Plagosja në qendër të Prishtinës, Policia jep detaje

Dy persona janë plagosur mbrëmë rreth orës 20:20 në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.

Sipas të dhënave nga policia, dy persona janë dërguar në emergjencë pasi dyshohet se njëri ishte plagosur me amë zjarri dhe tjetri kishte lëndime nga mjeti i mprehtë thikë.

Në raportin policor theksohet se, sipas tyre, incidenti ka ndodhur pasi janë sulmuar nga tre të dyshuar  të cilët pas sulmit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati.

Të lënduarit gjenden në QKUK për tretman mjekësor dhe janë duke u siguruar nga njësitë policore.

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për këtë rast.

Dy të plagosur në qendër të Prishtinës, Policia jep detaje