Plagosja në Podujevë, i dyshuari ende në arrati

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë disa të shtënave me armë zjarri mbrëmë rreth orës 20:00 në Podujevë.

Viktima pas marrjes së ndihmës mjekësore në Podujevë është transportuar për në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ka njoftuar Policia.

I dyshuari për ketë rast ende gjendet në arrati.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe është bërë kërkimi i të dyshuarit por nuk është hasur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është duke u hetuar si lëndim i rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, një i plagosur