Plagosja në Pejë, arrestohet edhe personi i katërt

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar edhe personin e katër të dyshuar për plagosje në Pejë me 10 shtator të këtij viti.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarit është bërë dje. Sipas policisë, me vendim të Prokurorit të shtetit të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

Një person është plagosur me 10 shtator rreth orës 12:43 në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë.

Tre persona te tjerë janë arrestuar po në atë ditë e i dyshuar është edhe i plagosuri.

Plagosje në Pejë

.