Plagosje në Mitrovicë | Foto: Kallxo.com/05.10.2024

Plagosja në Mitrovicë, Policia në kërkim të dy personave të dyshuar

Dy persona janë identifikuar për rastin e plagosjes që ndodhi të shtunën më 05.10.2024 në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë të Jugut ngjarje në të cilën mbeti i plagosur një 38 vjeçar.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmuan nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë. Prokuroria bëri  të ditur se të njëjtit dyshohen për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Dy personat e dyshuar për këtë rast janë identifikuar dhe të njëjtit dyshohen për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”- thuhet në pëgjigjen e prokurorisë.

Ata shtuan se “prokuroria në koordinim me policinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që kjo ngjarje të zbardhet në plotëni”.

KALLXO.com raportoi se tre gëzhoja dhe një predhë janë gjetur në në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë të Jugut, vendi ku një 38-vjeçar është plagosur me armë zjarri më 05.10.2024.

Ndryshe, Policia e ka cilësuar si ‘vrasje të rëndë në tentativë’ rastin e plagosjes së  38-vjeçarit.

Ilmi Prekazi nga zyra për media e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Jugut ka bërë të ditur për KALLXO.com se “janë identifikuar të dyshuarit dhe janë në kërkim”.

38 vjeçari që mori plagë në këmbë, fillimisht u dërgua në Spitalin e Mitrovicës së Jugut më pas në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Lajmi i fundit: Plagosje në Mitrovicë