Plagosja në Hajvali, Policia lokalizon të dyshuarin

Një person është plagosur dje rreth orës 16:00 në Hajvali të Prishtinës.

Policia ka lokalizuar personin i cili dyshohet se ka kryer plagosjen. I njëjti gjendet në spital pasi ka pësuar lëndime.

“Një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer plagosjen, është lokalizuar. I njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në spital pasi që ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari mbetet i shtrirë në spital nën sigurimin e policisë”- ka njoftuar Policia.

Ndërsa, sipas Policisë, personi i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

Tutje thuhet se personi i tretë për këtë rast është dërguar në mbajtje.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur.

“Revolja e cila dyshohet se është përdorur në rast, dhe një karikator pa fishek janë sekuestruar”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti vazhdon të hetohet, ka njoftuar PK.

Plagoset me armë zjarri një person në Hajvali