Plagosja në Dragash, shoqërohen në Polici një polic dhe një qytetar

Lidhur me plagosjen që ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Dragash në Polici janë shoqëruar për intervistë një polic dhe një qytetar, i cili ka qenë në shoqëri të policit të dyshuar kur ka ndodhur ngjarja.

KALLXO.com mëson se hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës janë duke e trajtuar rastin dhe po intervistojnë të dyshuarit.

Rreth një orë më parë KALLXO.com raportoi se dy persona janë plagosur me armë zjarri në Dragash.

Autor i plagosjes dyshohet të jetë një zyrtar policor, dhe se plagosja ka ndodhur me armën zyrtare të policit.