
Plagosja e zyrtarit policor në poligon të qitjes - Policia jep detaje
Një zyrtar policor ka marrë plagë nga arma e zjarrit në një poligon privat në Novobërdë, dje më 26.01.2025.
Zyrtari policor është dërguar për trajtim mjekësor në Prishtinë.
I përfshirë në rast dyshohet të jetë edhe një qytetar i mitur.
Ndërkaq, në Raportin policor, më 27.01.2025, mësohet se të dyshuarit i është bllokuar arma në poligon të gjuajtjes dhe se nga pakujdesia dyshohet se aksidentalisht ka shkrepur arma e ka qëlluar zyrtarin policor.
Polica ka bërë të ditur se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Me vendim të Prokurorit është arrestuar personi i dyshuar dhe instruktori i poligonit për gjuajtje, i dyshuari mashkull kosovar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.” – njofton Policia, sot më 27.01.2025.
Si prova materiale janë sekuestruar tri armë zjarri dhe rasti është nën hetime – thekson Policia e Kosovës.
KALLXO.com ka raportuar për këtë rast dje nga vendi i ngjarjes.
Zyrtari policor plagoset në një poligon qitjeje në rajonin e Gjilanit – Lajm në zhvillim