Ilustrim: Naser Fejza
Plagosja e trefishtë në Pejë, vdes edhe viktima e dytë
Tre persona patën mbetur të plagosur me armë zjarri në një incident që kishte ndodhur në mbrëmjen e 22.05.2024 në Pejë.
Njëri nga të plagosurit kishte vdekur më 07.06.2024, ndërsa për vdekjen e viktimës së dytë është njoftuar sot.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar këtë lajm për KALLXO.com.
“Ka vdekur edhe viktima e dytë e plagosjes para disa muajsh që ka ndodhur në Pejë. Prokurori i shtetit ka lëshuar urdhër për obdukimin e viktimës” – tha Nikçi.
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të rënda ia kishte caktuar masën e paraburgimit Agron Gashit, të dyshuarit për vrasjen e rëndë në tentativë që ndodhi në Pejë, më 22.05.2024.
Në incidentin për të cilin dyshohet Agron Gashi mbetën të plagosur me armë zjarri tre persona.
Tentim vrasja në Pejë, vdes njëri nga tre të plagosurit