
Ilustrim KFOR - Veri - 27.09.2021
Plagosja e qytetarit në veri të Mitrovicës, reagon KFOR-i
Në vendin e njohur si “Ura e Bistricës” një qytetar serb është plagosur nga arma e zjarrit që dyshohet se u gjuajt nga një zyrtar policor i njësisë speciale.
Ka qenë misioni ndërkombëtar KFOR i cili gjatë ditës së sotme ka reaguar duke kërkuar që organet e rendit të kryejnë një hetim të plotë mbi ngjarjen dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.
“Progresi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është kyç për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. KFOR-i mirëpret marrëveshjet e fundit të ndërmjetësuara nga BE-ja në këtë drejtim dhe inkurajon të dyja palët të zbatojnë detyrimet e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur”- thuhet në deklaratën e KFOR-it.
Tutje ata kanë thënë se KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të 10 prillit. Policia fillimisht kishte njoftuar se plagosja kishte ndodhur por që kishte mohuar përfshirjen e policisë në këtë rast.
Orë më vonë, në një njoftim për media Policia e Kosovës kishte pranuar se ka dyshime që zyrtarë policorë janë përfshirë në këtë plagosje madje edhe kishin kërkuar suspendimin e tyre.
Policët u arrestuan gjatë ditës së djeshme nën dyshimin për vrasje në tentativë, manipulim me prova e mos raportim i veprës penale.
Polici K.Pepaj po dyshohet për vrasje në tentativë, manipulim me prova dhe moslajmërim i veprës penale, ndërsa S. Uka, M. Muqiqi dhe F. Maloku po dyshohen se kanë kryer veprën penale të moslajmërimit të veprës penale.
Plagosja e qytetarit në Leposaviq, Prokuroria do të kërkojë masën e sigurisë për policët e arrestuar