Plagosja e dy grave në Fushë-Kosovë, Prokuroria jep detaje

Sot rreth orës 12:00 në lagjen “Besa-Besë” në Fushë-Kosovë janë plagosur dy gra nga një person me armë zjarri.

Në vend të ngjarjes ka dal edhe Prokurori i Shtetit.

Zëdhënësja e këtij institucioni, Laureta Ulaj tha se hetimet e para tregojnë për një person të dyshuar.

“Ju njoftojmë se me të pranuar informatën, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësite e tjera relevante, ku sipas informatave fillestare mund t’iu njoftojmë se nga të shtënat me armë zjarri nga një i dyshuar, janë plagosur dy femra të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor” – tha Ulaj.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”” – tha ajo.

Hetimet për kapjen e të dyshuarit janë duke vazhduar.

“Ne koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sigurimit të prezencës së të dyshuarit në procedurë penale, si dhe për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti” – thuhet në fund të njoftimit.

Plagosja e dy grave në Fushë-Kosovë, Policia në kërkim të të dyshuarit