
Plagosja e dy grave në Fushë-Kosovë, ende nuk dihen shkaqet
Dy gra, nënë e bijë, u plagosen gjatë ditës së djeshme nga një burrë në Fushë Kosovë.
Viktimat janë duke marrë tretman mjekësor në QKUK.
Ndërkaq, ashtu siç u raportua edhe dje, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë i dyshuari dyshohet se ka qëlluar veten dhe i njëjti ka vdekur.
Policia në raportin e sotëm ka thënë se shkaqet janë ende të panjohura se për çka u qëlluan viktimat.
“Është raportuar se dy viktimat femra kosovare për shkaqe ende të panjohura janë qëlluar dhe plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendej në arrati. Viktimat për tretman mjekësor janë dërguar në QKUK. Më vonë është pranuar informata për vendndodhjen e të dyshuarit ku zyrtarët policorë e kanë urdhëruar të dyshuarin që të dorëzohet, mirëpo i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të zyrtarëve policorë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë i dyshuari dyshohet se ka qëlluar veten dhe i njëjti ka ndërruar jetë” – thuhet në raportin 24-orësh.
“Të gjitha veprimet e nevojshme hetimore janë duke u marrë në koordinim me prokurorin e shtetit”- thuhet tutje.
Rasti po cilësohet vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
KALLXO.com ka raportuar të shtunën në vazhdimësi për këtë rast.
Detaje – Si mori plagë vdekjeprurëse i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë?