Ilustrim

Plagoset teksa luajti me pistoletë gjatë ahengut familjar

Një burrë në fshatin Suhadoll i Poshtëm në Mitrovicë ka marrë trajtim mjekësor pasi dyshohet se gjatë një ahengu familjar duke lozur me një pistoletë, është plagosur.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me një gëzhojë dhe pesë copë fishekë.

Derisa, në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar pronari i dyshuar i pistoletës, i cili me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i cili po trajtohet si ‘armëmbajtje pa leje’ ka ndodhur më 24 maj rreth orës 19:15