Plagoset një politikan në Shqipëri

Forcat blu bëjnë me dije se është plagosur një 54-vjeçar, i identifikuar si Nikolin Huba, ish kryetar i PS në Vau Dejes. Sipas forcave të rendit, nga të shtënat me armë që janë shënuar sot në Shkodër, në afërsi të shkollës Pyjore, i plagosuri është goditur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje  dhe vijon punë për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes. Top Channel