Pallati i Rinisë - Foto: Facebook/ShpendAhmeti

Plagoset një person te Pallati i Rinisë, Policia jep detaje

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka njoftuar se një person është plagosur te një lokal te Pallati i Rinisë në Prishtinë.

“Me datë 07.06.2020, rreth orës 16:00, Policia ka pranuar një informatë për një person të plagosur. Menjëherë njësitet policore kanë shkuar në lokacionin ku është raportuar për incidentin dhe kanë konstatuar se te një lokal te Pallati i Rinisë në Prishtinë, një person dyshohet të jetë i plagosur”, ka thënë Hoxha për KALLXO.com.

Më tej ai ka treguar se ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Ndërsa edhe njësiti i forenzikës dhe hetuesisë së Policisë së Kosovës po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore dhe të vendit të ngjarjes për të sqaruar rrethanat e tjera lidhur me incidentin, dhe pas raportimeve shtesë do të njoftoheni nga kompetentet për detaje tjera”, ka përfunduar Hoxha.