Plagoset një person para një klubi të natës në Graçanicë, ende nuk ka të arrestuar

Në një hapësirë para një klubi të natës në Graçanicë është plagosur një person me armë zjarri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur më 1 tetor 2022, rreth orës 22:50.

Sipas njoftimit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe ai sipas raportit mjekësor, është jashtë rrezikut për jetë.

“Raportohet se në rrethana të panjohura, në një hapësirë para një lokali – diskotekë, është plagosur me armë zjarri viktima” – thuhet në raportin e Policisë.

Tutje është thënë se nuk është raportuar për të arrestuar dhe se rasti është nën hetime.