Plagoset një person në Prizren, shkak mosmarrëveshjet në komunikacion

Një person ka mbetur i plagosur në Prizren pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur në mes dy personave në komunikacion.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion ka ardhur deri te konfrontimi i dy personave të dyshimtë, ku njëri nga ata ka gjuajtur me armë zjarri duke e lënduar personin tjetër”, ka thënë ai.

I njëjti ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në rrugën “Xhemil Fluku”.

Osmanollaj ka treguar viktima që është plagosur në këmbë ka marr trajtimin e duhur mjekësor dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

“I dyshimti është ndaluar dhe një armë është sekuestruar në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj.

Tutje ai ka treguar se Policia është duke u marr me rastin.