Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Plagoset një person në Prizren, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Një vrasje në tentativë është raportuar se ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Latif Berisha” në Prizren.

Sipas njoftimit, viktima ka raportuar në polici se i dyshuari pasi e ka sulmuar fizikisht ka shtënë me armë zjarri dhe e ka plagosur atë e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktimës së këtij rasti i është ofruar tretman mjekësor në emergjencë, dhe i njëjti është ndalur për shërim të mëtutjeshëm në Spitalin në Prizren.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari është ende në arrati.