Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Plagoset një person në Prishtinë, tentoi të ndajë shokët e tij nga një fjalosje me disa persona të tjerë

Një burrë është plagosur në këmbë nga gjuajtja me armë zjarri.

Në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, policia kishte regjistruar një ngjarje që kishte ndodhur në rrugën “Epiri” në Prishtinë.

Një fjalosje fillimisht kishte nisur mes dy grupe shokësh e që më pas njëri nga ta kishte tentuar që të ndërhyjë dhe t’i ndajë shokët e tij.

Por i njëjti u plagos në këmbë, pasi njëri nga të dyshuarit person i panjohur ende për policinë, kishte gjuajtur me armë zjarri drejtë viktimës dhe e kishte goditur në këmbë.

Ai që gjuajti me armë sipas policisë ishte i grupit tjetër të personave me kënd edhe po fjaloseshin shokët e viktimës.

Ky i fundit është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës- QKUK.

Sipas mjekësve viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet policore kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur tashmë një hetim për rastin.

Ngjarja është iniciuar si lëndim i rëndë trupor dhe përdorim i armës.