Plagoset një person në Podujevë

Një person është plagosur sot pak pas orës 16:00 në Podujevë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me 23.05.2020 në orën 16:16 kemi pranu një informatë se një person është plagosur në Rr. Ali Ajeti në Podujevë. Njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit dhe janë duke zhvilluar hetime për rastin”, ka thënë Hoxha.

“Një person është dërguar për trajtim mjekësorë dhe për gjendjen e tij mund te iu referoheni autoriteteve shëndetësore”, ka shtuar tutje ai.