Plagoset një kalimtar rasti në Pejë

Dy persona kanë marrë plagë pas disa të shtënave me armë të cilat kanë ndodhur në Pejë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Pejës, Fadil Gashi.

“Informacionet që i kemi pranuar janë që sot rreth orës 12:20 ka ndodhur një incident në Pejë. Janë dy lënduar dy persona”, tha Gashi.

Ai tregoi që në këtë rast është plagosur edhe një kalimtar rasti.

“Dy personat kanë pësuar lëndime trupore në pjesën e poshtme të këmbëve dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Njëri nga të lënduarit sipas informacioneve të para ka qenë kalimtar rasti”, tha Gashi.

Gashi gjithashtu tregoi se në vendin e ngjarjes janë edhe ekipet policore si dhe është njoftuar prokurori i shtetit.