Plagoset një infermier në QKUK

Një infermier i Urologjisë është plagosur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në lidhje me këtë kanë reaguar Sindikata e Infermierëve të Kosovës, të cilët kanë kërkuar nga Policia e Kosovës që të ndërmarrin masa të menjëhershme në mbrojtje të infermierëve, sepse sipas tyre ky nuk është rasti i parë që po ndodhë.

KALLXO.com ka provuar të marrë përgjigje në lidhje me rastin nga QKUK dhe Policia e Kosovës, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje.

Lexoni reagimin e plotë të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.

Reagim

Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve.

Ne ju bëjmë thirrje organeve të sigurisë që sa më parë të merren me rastin dhe kryerësit të marrin dënimin e merituar.

Poashtu ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë.

Kryesia e Sindikatës së infermierëve