Plagoset një 50-vjeçar në Mitrovicë

Një 50-vjeçar është plagosur sot në afërsi të lumit Ibër në Mitrovicë të Jugut.

Rasti dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 10:30 dhe viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e qytetit në Mitrovicën e Veriut.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshimet e para janë ngritur se ngjarja të ketë ndodhur në një zonë në afërsi të brigjeve të lumit Ibër në zonën që i përket fshatit Lisicë  të Mitrovicës së Jugut Njësitë përkatëse policore përfshirë edhe hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e  ngjarjes dhe kanë nisur hetimet  lidhur me rrethanat që e karakterizojnë  rastin”, ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai shtoi se për veprimet e ndërmarra policore lidhur me rastin është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që hetimet e mëtejme të vazhdojnë në drejtim të veprës penale – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.