Foto - Afrim Ejupi / Kallxo.com

Plagoset në kokë një person në Drenas

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se një person është plagosur në kokë nga dy persona të tjerë.

Rasti ka ndodhur në Baicë të Drenasit.

Sipas forcave të rendit, motivet e rastit ende nuk dihen ndërsa njëri nga të dyshuarit është arrestuar.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë për motive deri më tani të pa njohura, e kanë sulmuar fizikisht dhe kanë shtënë me armë zjarri duke e plagosur në kokë viktimën mashkull kosovar” – thuhet në njoftim.

“Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të pa njohur. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin” – njofton policia.