Plagoset me mjet të mprehtë një person në Prishtinë

Një person është plagosur nga një mjet i mprehtë para pak minutash në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:00 dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje fizike. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e Policisë.