Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri
19.9.2024 - 17:53
Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri në Vushtrri, të enjten më 19.09.2024.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkaq për këtë rast është arrestuar një person që dyshohet se plagosi viktimën.
“Nga i njëjti është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në rast”- ka deklaruar Zahiti për KALLXO.com