Ilustrim

Plagoset me armë zjarri një person në Hajvali

Një person është plagosur sot në Hajvali të Prishtinës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në Hajvali. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person,  i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Tutje Ahmeti ka thënë se aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për arrestimin e personit të dyshuat (i identifikuar nga ana a policisë) si dhe  sqarimin të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.