Plagoset i dyshuari pas shkëmbimit të zjarrit me Policinë

Policia e Shtetit ka njoftuar një i dyshuar, në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me armë në drejtim të forcave Renea dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, ai ka mbeturi plagosur.

Policia njofton se i dyshuari është jashtë rrezikut për jetë.

Policia kishin shkuar në fshatin Selte, Elbasan, për të kontrolluar banesën e të dyshuarit me vendim Gjykate, pasi dyshohej se i njëjti dispononte armë zjarri pa leje.

Policia Vendore e Elbasanit rrethoi zonën në një perimetër të gjerë dhe në ndihmë të Policisë Vendore shkuan forcat speciale Renea.

Grupi negociator i Reneas i ka bërë thirrje për disa orë rresht të dyshuarit për t’u dorëzuar, por ky shtetas nuk i është bindur thirrjeve të Policisë.

I dyshuari në orët e para të mëngjesit është plagosur pas shkëmbimit të zjarrit me forcat Renea.

Policia e Shtetit njofton se në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri – pushkë dhe një sopatë.